Dje ka ndërruar jetë Arjan Kuçi, miku i ngushtë i presidentit Ilir Meta. Lajmin e ka bërë me dije Kreu i Shtetit përmes një shënimi në rrjete sociale.
Kuçi mbeti jetim kur ishte ende adoleshent, por pavarësisht kësaj ai ia doli që me shpresë dhe sakrificë të shëndërrohej model tek miqtë e tij. Meta thotë se Arjani mbeti gjithmonë një shok i mrekullueshëm për të gjithë dhe një familjar i jashtëzakonshëm e patriot.
Arjani është një prej mijëra shqiptarëve që u gjendën në korrik të vitit 1990 në Ambasadën e RFGJ në Tiranë, me kërkesën dhe dëshirën për një jetë më të mirë, larg varfërisë. Tërheqja e tyre nga Brindizi në Gjermani u bë nga Kryqi i Kuq Gjerman.
“Ndarja nga jeta e Arjan Kuçit, shokut dhe mikut tim të mrekullueshëm në momentet më të vështira, është një lajm shokues dhe tronditës”, shkruan ndër të tjera Meta.