Ndërron jetë në moshë të re Denada Prifti, anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:18 15-09-2020 Ndërron jetë në moshë të re Denada Prifti, anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Denada Prifti

Ndahet nga jeta në moshë të re anëtarja e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe anëtare e Komitetit të Auditit, Denada Prifti.

Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Banka e Shqipërisë ka njoftuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të Priftit, duke shprehur edhe ngushëllimet për lajmin e hidhur.

“Mesazh ngushëllimi për humbjen e parakohshme të zj. Denada Prifti

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për humbjen e zj. Denada Prifti, e cila luftonte prej disa kohësh me një sëmundje të rëndë.

E specializuar në makroekonomi dhe në statistikat e tregjeve financiare, zj. Prifti kishte një karrierë mbi 25-vjeçare në Gjermani, ku ka punuar fillimisht për Ministrinë e Financave dhe më pas për Komisionin Evropian. Në vitet 2015-2018, zj. Prifti ka dhënë kontributin e saj pranë Bankës së Shqipërisë, duke mbuluar rolin e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtares së Komitetit të Auditit.

Me vlerësimin maksimal për kontributin, profesionalizmin dhe integritetin e treguar gjatë punës së përbashkët me zj. Prifti, Banka e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009850025177002
array(1) { ["section"]=> string(102) "nderron-jete-ne-moshe-te-re-denada-prifti-anetare-e-keshillit-mbikqyres-te-bankes-se-shqiperise-220487" }