Ndërron jetë në moshën 73 vjeçare ish-kryeministri i Turqisë, Mesut Yılmaz

Publikuar tek: bota, më 11:02 30-10-2020 Ndërron jetë në moshën 73 vjeçare ish-kryeministri i Turqisë, Mesut Yılmaz Mesut Yılmaz, ish-kryeministër i Turqisë

Ahmet Mesut Yılmaz, ish- kryeministër i Turqisë në vitet 1990 ka ndërruar jetë sot në një spital të Stambollit, në moshën 73-vjeçare.

Mjekët nga Spitali Florence Nightingale, njoftojnë se Yılmaz, vuante nga kanceri i mushkërive në vitet e fundit. Më 5 maj, Yılmaz iu nënshtrua një operacioni në tru, ku mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme.

Yılmaz, ish-kryetar i Partisë Anavatan (Mëmëdheu) u emërua si kryeministër tri herë në periudhën prej vitit 1991 deri në 1999. I lindur më 6 nëntor të vitit 1947, ish-kryeministri ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në vitin 2017.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I akuzuar për rryshfet, Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 17 vite burg
»
Article Logic
Execution time: 0.0099148750305176
array(1) { ["section"]=> string(80) "nderron-jete-ne-moshen-73-vjecare-ish-kryeministri-i-turqise-mesut-y-lmaz-225762" }