Ndërron jetë në moshën 89 vjeçare Bob Hawke, ish-kryeministri i Australisë

Publikuar tek: bota, më 12:38 16-05-2019 Ndërron jetë në moshën 89 vjeçare Bob Hawke, ish-kryeministri i Australisë

Ish-kryeministri australian dhe udhëheqësi i Partisë Laburiste Bob Hawke, ka vdekur në moshën 89 vjeçare.

Bob Hawke ndërroi jetë ditën e sotme, ndërsa lajmin e hidhur e bëri të ditur bashkëshortja e tij, e cila tah se vdiq në mënyrë paqësore.

"Sot kemi humbur Bob Hawke, një australian i madh - shumë do të thoshin Australian më të madh të epokës së pas luftës", tha bashkëshortja Blanche D'Alpuget në një deklaratë.

Politikani e udhëhoqi vendin nga viti 1983 deri më 1991 dhe njihet për reformat që modernizuan ekonominë.

Ai është kryeministri i Partisë Laburiste që udhëhoqi më gjatë Australinë.

Haëke u bashkua me Partinë Laburiste në moshën 18-vjeçare në 1947, ndërsa u bë deputet në vitin 1980.

Në vitin 1983 Hawke u bë kryeministër i Australisë dhe do të vazhdonte të shërbente për pothuajse nëntë vjet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022316932678223
array(1) { ["section"]=> string(80) "nderron-jete-ne-moshen-89-vjecare-bob-hawke-ish-kryeministri-i-australise-164545" }