Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Vito Kapo, e veja e Hysni Kapos

Publikuar tek: aktualitet, më 08:29 29-02-2020 Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Vito Kapo, e veja e Hysni Kapos

Ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare Vito Kapo.

Mësohet se e veja e Hysni Kapos, numrit dy të Partisë Komuniste ka vdekur mëngjesin e sotëm.

Vito Kapo u lind më 9 nëntor 1922 në Nivan të Zagorisë, e bija e dr. Stathi Kondit dhe Krisanthisë; Më 1941 mbaroi Institutin Femnor ‘Nana Mbretneshë’ të Tiranës.

Në vitet 1942-43 ra në kontakt me grupet komuniste dhe u bë pjesë e Grupit Komunist të Shkodrës. Në shkurt-maj 1942 shërbeu si mësuese në fshatin e lindjes. Gjatë luftës u ndodh në Nivan, Konispol e Përmet. Më 1943-44 qe anëtare e sekretare organizative e Komitetit Rajonal të Partisë Komuniste për Gjirokastrën. Në korrik-nëntor 1944 punoi si sekretare e Enver Hoxhës pranë shtabit të përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan. Në nëntor 1944 gjer në maj të 1945 qe në Komitetin Qendror të PK-së dhe e ngarkuar me Bashkimin e Grave Antifashiste Shqiptare.

Pas marrjes së fuqi të komunistëve, në korrik 1945 gjer në maj 1946 punoi atashe shtypi në legatën shqiptare në Beograd, ku i shoqi shërbeu si ambasador. Më vonë u emërua Drejtoreshë e Arsimit të Lartë dhe për një kohë shumë të gjatë ka drejtuar Bashkimin e Grave të Shqipërisë. Më 1960-1965 ndoqi Fakultetin Histori-Filologji.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069711208343506
array(1) { ["section"]=> string(71) "nderron-jete-ne-moshen-97-vjecare-vito-kapo-e-veja-e-hysni-kapos-196848" }