Ndërron jetë nga Covid-19 ish-ministri i PD-së, Aleksandër Meksi kujton momentin e dhimbshëm: Më mori në telefon, zëri i dridhej

Publikuar tek: aktualitet, më 11:57 04-12-2020 Ndërron jetë nga Covid-19 ish-ministri i PD-së, Aleksandër Meksi kujton momentin e dhimbshëm: Më mori në telefon, zëri i dridhej

Ish-ministri i PD-së dhe ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Engjëll Dakli ka humbur betejën me Covid-19 duke u ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryeministri Aleksandër Meksi.

Dakli humbi jetën në një klinikë në Turqi ku kishte shkuar për t'u kuruar ndaj Covid-19, por nuk mbijetoi dot. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij politike.

"Me hidhërim të thellë njoftoj miqtë e mi se ka ndërruar jetë Enjgjëll Dakli, një njeri në kuptimin e plotë të fjalës, i ndershëm në jetë e në punë ,specialist i aftë në fushën e tij si inxhinjer e në termoenergjitik, fjalëpak e modest. Ishte një demokrat real që e deshte përparimin e vendit.

Jam njohur me të kur ishte deputet (1992-1997), por sidomos kur u bë pjestarë i Qeverisë si Ministër i Punë, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politik (4.12.1994-!!.7.1996). Për mua e kreu me përkushtim, e ndershmëri   e më së miri atë detyrë në ato kohë të vështira. E vazhdoj veprimtarinë politike e administrative si kryetar i Bashkisë së Elbasanit (1996-2000) e më vonë në detyra të tjera sipas profesionit të tij.

Gjatë viteve e kam takuar shpesh e bisedonim me qejf e kënaqësi.

Koha kalonte e unë e kujtonja shpesh për një episod, sipas meje të dhimbshëm. Një ditë diku pas 2005 më telefonoi e më tha se deshte diçka prej meje...e lamë takimin e duke pi kafe folëm pë gjithçka por  e pash se   nuk po më thoshte çfarë deshte prej meje dhe e pyeta.

Me shumë vështirë  duke ju dridhur zëri e me sytë ulur më kërkoi një rekomandim që të mund të punonte në një nga Ministritë (e PD) si specialist . Kur mbaroi ishte thuajse i përlotur i thashë i emocionuar , për ta qetësuar, se  a pi ujë firma ime..., e qetësova dhe    e kryem si i duhej atij. Këtë episod e kujtoj shpesh kur flitet për  vlerësime e për kontribute dhe ishte mendimi i parë pas hidhërimit e trishtimit nga lajmi i kobshëm për vdekjen e tij",-shkruan Meksi.

Kush ishte Ëngjëll Dakli:

Ëngjëll Dakli u lind me 15 mars 1955 në Elbasan.

Në vitet 1973 – 1978 ndjek Fakultetin e lnxhinierisë Mekanike në UT.

Në vitet 1977 – 1981 ishte inxhinier në Kombinatin Metalurgjik Çeliku i

Partise”‘.

Në vitet 1981 {shtator} – 1990 {dhjetor} ishte inxhinier në Institutin e

Kërkimeve Metalurgjike.

Në vitet 1991 (janar) – 1992 (gusht} drejtor në Institutin e Kërkimeve Metalurgjike.

Nga viti 1981 e në vazhdim pedagog i jashtëm në Departamentin Termoergjitik të UPT.

Në vitet 1993 (janar) – 1995 (dhjetor} Kryetar i Delegacionit Kuvendor Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Detit te Zi.

Në vitet 1994 – 1996 Ministër i Punës dhe Përkrahjes Sociale dhe ish- të Përndjekurve Politike.

Në vitet 1996 – 2000 Kryetar i Bashkisë Elbasan.

Në vitet 2000 – 2007 anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, përfaqesues i PD.

Në vitet 2001(mars) – 2003 (tetor) këshilltar i projektit të Korridorit Paneuropian 8.

Në vitet 2003 – 2008 mbikëqyrës në lnstitutin e Kërkimeve Urbanistike të USAID

Në vitet 2009 – 2013 specialist në Drejtorinë e Koordinim – Zhvillimit në Qarkun e Elbasanit.

Bashkia Elbasan i ka dhënë titulli “Qytetar Nderi” z. Engjëll Dakli me motivacionin “Për kontribute të shquara si Kryetar i Bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000 për modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projekte për zhvillimin rajonal të Elbasanit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dyshohet se përdhunoi 26-vjeçaren, policia vë në pranga 35-vjeçarin në Lushnje
‘E kam takuar para 10 marsit, prej atëherë dal shumë rrallë’, Namik Dolke flet për ikjen e Marko Bellos: Nuk druhej të thoshte mendimin ndryshe, ndjej dhimbje »
Article Logic
Execution time: 0.01269793510437
array(1) { ["section"]=> string(132) "nderron-jete-nga-covid-19-ish-ministri-i-pd-se-aleksander-meksi-kujton-momentin-e-dhimbshem-me-mori-ne-telefon-zeri-i-dridhej-230143" }