Ndërron jetë nga një sëmundje e rëndë nëna e Xhesika Polos, motra e këngëtares së njohur

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:23 27-02-2020 Ndërron jetë nga një sëmundje e rëndë nëna e Xhesika Polos, motra e këngëtares së njohur

Ndahet nga jeta nga një sëmundje e rëndë nëna e këngëtares Xhesika Polo.

Mamaja e Xhesikës është njëherazi edhe motra e këngëtares së njohur Valbona Mema, e cila e ka bërë të ditur lajmin përmes një fotoje të publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’, duke i dhënë kështu lamtumirën e fundit.

“Lamtumirë motra ime e shtrenjtë, qoftë i lehtë dheu për ty zemra ime”, shkruan Valbona ndërsa ka publikuar një foto me të motrën.

Xhesika Polo është një nga këngëtaret e reja më të preferuara për publikun e cila e nisi rrugëtimin në kompeticionin ‘X Factor Albania’, duke vijuar më pas me një sërë hitesh dhe çmimesh në kompeticione të ndryshme.

Screenshot_32.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082089900970459
array(1) { ["section"]=> string(94) "nderron-jete-nga-nje-semundje-e-rende-nena-e-xhesika-polos-motra-e-kengetares-se-njohur-196608" }