Atentati në Durrës, ndërron jetë babai 39-vjeçar, djali po 'lufton' për jetën në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 20:23 18-09-2020 Atentati në Durrës, ndërron jetë babai 39-vjeçar, djali po 'lufton' për jetën në spital Makina e viktimave

Ka ndërruar jetë sot në mbrëmje në spitalin Rajonal të Durrësit një nga të plagosurit e atentatit, Armando Baboçi, pasi kishte një plagë plumbi në bark dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja e sotme ka tronditur gjithë qytetin, teksa iu bë atentat dy personave, at e bir, Armando Baboçi 39 vjeç dhe Erald Gjini 19 vjeç.

At e bir kishin mbiemra të ndryshëm pasi ishte djali ai që e kishte ndërruar.

Ndërkohë policia ka reaguar menjëherë dhe ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagosen dy persona, arrestohen autorët

Njoftimi i policisë

Në lidhje me informacionin e mësipërm ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit A.B., 39 vjeç dhe E.Gj., 19 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës shtetasi A.B.

Po në lidhje me këtë informacion është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014059782028198
array(1) { ["section"]=> string(73) "nderron-jete-nje-nga-te-plagosurit-mbremjen-e-sotme-ne-durres-emri-220871" }