Ndërron jetë polici që u aksidentua disa ditë më parë

Publikuar tek: rajon, më 21:14 25-08-2019 Ndërron jetë polici që u aksidentua disa ditë më parë Foto ilustruese

 Ka ndërruar jetë para disa orësh zyrtari i Policisë së Kosovës i cili u aksidentua me traktor në datën 20 gusht.

 

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Njoftimi i Policisë:

‘Me datën 20.08.2019 rreth orës 13:30, kemi pranuar informatën për nje aksident trafiku në fshatin Rimanishte të Prishtinës. Në këte aksident viktima mashkull A.A 51 vjeç, (zyrtar policor), ka pësuar lëndime trupore, pasi është vetëaksidentuar derisa ishte duke e drejtuar traktorin e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ne Qëndrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nga ku sot rreth orës 18:00 jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

Trupi i viktimes ështe dërguar për raportin mjeko-ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore’.

policioti.jpg

Polici nga Prishtina (A.A) 51 vjeç i cili nderroi jete diten e sotme pas nje aksidenti me 20 gusht 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023313999176025
array(1) { ["section"]=> string(60) "nderron-jete-polici-qe-u-aksidentua-disa-dite-me-pare-176315" }