Ndërron jetë shkrimtari i njohur Kasëm Trebeshina

Publikuar tek: aktualitet, më 14:27 07-11-2017 Ndërron jetë shkrimtari i njohur Kasëm Trebeshina

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare shkrimtari i njohur Kasem Trebeshina.

Prej kohësh ai jetonte në Ankara të Turqisë në shtëpinë e vajzës së tij.

Trupi i tij i pajetë ka mbërritur sot në Shqipëri.

BIOGRAFIA - BURIMI "Wikipedia"

Kasem Trebeshina ka lindur në Berat me 8 gusht 1926.

Trebeshina filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare. Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, ai shërbeu si oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore, që ishte homologe e OZN-së jugosllave, dhe që drejtohej nga Koçi Xoxe.[2]

Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit "Ostrovski" të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.

Në vitin 1961 arrin të botojë poemën "Artani dhe Min'ja ose hijet e fundit të maleve" dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës.

Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij "Promemorje" për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, dhe e botuar pas rënies së komunizmit, denoncon vendosjen e pushtetit "njëdorësh" në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet.

 Pas rënies së komunizmit filloi të proklamohej si disident duke marrë për bazë një promemorie që thuhej t'ia kishte dërguar Enver Hoxhës në vitin 1953, ku e kritikonte metodën e realizmit socialist. Megjithatë vërtetësia e këtij pretendimi është vënë në pikëpyetje dhe promemoria është quajtur shpikje, e bërë me qëllimin e vetëm të shpalljes së Trebeshinës disident dhe të dëmtimit të imazhit të shkrimtarit Ismail Kadare i cili refuzonte të quhej disident.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019749164581299
array(1) { ["section"]=> string(55) "nderron-jete-shkrimtari-i-njohur-kasem-trebeshina-98686" }