'Në korrik 1990 hyri në ambasadën gjermane', ndërron jetë miku i Presidentit Ilir Meta: Mbeti jetim kur ishte adoleshent...

Publikuar tek: aktualitet, më 17:27 24-11-2020 'Në korrik 1990 hyri në ambasadën gjermane', ndërron jetë miku i Presidentit Ilir Meta: Mbeti jetim kur ishte adoleshent... Kuçi - Meta

Ditën e sotme ka ndërruar jetë Arjan Kuçi, miku i ngushtë i presidentit Ilir Meta. Lajmin e ka bërë me dije Kreu i Shtetit përmes një shënimi në rrjete sociale.

Screenshot_6.jpg

Kuçi mbeti jetim kur ishte ende adoleshent, por pavarësisht kësaj ai ia doli që me shpresë dhe sakrificë të shëndërrohej model tek miqtë e tij. Meta thotë se Arjani mbeti gjithmonë një shok i mrekullueshëm për të gjithë dhe një familjar i jashtëzakonshëm e patriot.  

kuci_copy.jpg

Arjani është një prej mijëra shqiptarëve që u gjendën në korrik të vitit 1990 në Ambasadën e RFGJ në Tiranë, me kërkesën dhe dëshirën për një jetë më të mirë, larg varfërisë. Tërheqja e tyre nga Brindizi dhe prurja në Gjermani u bë nga Kryqi i Kuq Gjerman.

Një kamion i ra murit të pasëm të ambasadës gjermane dhe hyri në oborrin e saj më 2 korrik 1990. Kjo i hapi rrugën shumë të tjerëve, që vërshuan në oborin e ambasadës përmes murit të ҫarë.

Kamionin “Skoda” me plot 36 veta e ngiste shoferi Ylli Bodinaku. Ditёt qё pasuan pёrmes murit tё hapur u strehuan edhe qindra mijё tё tjerё, qё kёrkonin largimin nga Shqipёria nё shenjё proteste ndaj sistemit totalitar qё nuk lёshonte pe, pavarёsisht ndryshimeve tё vrullshme nё mbarё Europёn Lindore.

Brenda një jave numri i shqiptarëve që donin të largoheshin përmes ambasadës gjermane arriti në 3199. Rreth 2000 të tjerë strehoeshin në ambasadat e Italisë, Francës e Greqisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, KED mblidhet të enjten për të shqyrtuar 3 kandidaturat e tjera
Klajda Gjosha tregon momentin e trishtë në jetën e saj: Kjo është kënga që përcolla babanë në banesën e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.01192307472229
array(1) { ["section"]=> string(100) "nderron-jete-shoku-dhe-miku-i-presidentit-ilir-meta-ne-korrik-1990-hyri-ne-ambasaden-gjermane-228969" }