Ndërron jetë në spitalin e Traumës vogëlushja me incialet K.P. Një vajzë vetëm 8 vjeçe është rrëzuar nga kati i gjashtë i një pallati në Lezhë, rreth orës 12 e 30 minuta në lagjen “Besëlidhja”.
Vajza ka qenë vetëm brenda banesës dhe po luante në ballkon ndërsa e ëma kishte dalë për të blerë ushqime.
Menjëherë 8-vjeçarja është nisur në spitalin e Lezhës e më pas me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë drejt Tiranës pasi kishte marrë dëmtime të rënda në kokë por pavarësisht ndihmës, nuk mundi të mbijetonte.