Ndërron jetën në moshën 113-vjeçare njeriu më i vjetër në botë

Publikuar tek: bota, më 13:48 20-01-2019 Ndërron jetën në moshën 113-vjeçare njeriu më i vjetër në botë

Njeriu më i vjetër në botë ka vdekur në shtëpinë e tij, në ishullin Hokkaido të Japonisë, në moshën 113-vjeçare.

Familja e tij tha se Masazo Nonaka vdiq nga shkaqe natyrale në orët e para të mëngjesit të sotëm.

I lindur më 25 korrik 1905, Nonaka u rrit në një familje të madhe. Ai kishte 5 fëmijë. "Ndihemi të tronditur në humbjen e kësaj figure të madhe. Ai ishte si zakonisht dje dhe vdiq pa shkaktuar familjen tonë fare bujë, "tha mbesa e tij Yuko për Kyodo Neës.

Nonaka kishte gjashtë vëllezër dhe një motër, ddhe u martua në vitin 1931, shkruan The Guardian, transmeton Newsbomb.al

Në pension, ai gëzonte shikimin e mundjes së sumos në TV dhe të hahet ëmbëlsirat, sipas mediave lokale.

Pas kalimit në pension, atij i pëlqente të shikonte ndeshjet e mundjes dhe të hante ëmbëlsira.

Japonia është njëra ndër shtetet me jetëgjatësinë më të madhe të popullsisë në botë. Ky vend ka qenë atdhe i shumë njerëzve të njohur për moshën e tyre të vjetër.

Sipas libirit të rekordeve, “Guinness”, njeriu më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë është francezja Jeanne Louise Calment, e cila kishte ndërruar jetë në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009199857711792
array(1) { ["section"]=> string(69) "nderron-jeten-ne-moshen-113-vjecare-njeriu-me-i-vjeter-ne-bote-149551" }