‘Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin’, Meghan Markle mes lotësh flet për abortin

Publikuar tek: bota, më 12:40 25-11-2020 ‘Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin’, Meghan Markle mes lotësh flet për abortin

Meghan Markle ka treguar sot se kishte pasur një abort gjatë verës.

Dukesha e Sussex ka thënë se ajo e ka humbur fëmijën e saj pasi ndjeu një shtrëngim të fortë, teksa ishte duke i ndërruar pelenën djalit të saj të parë Archie.

Teksa ka treguar momentin e hidhur ajo është shprehur se e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte mirë.

“Pasi i ndërrova pelenën ndjeva një shtrëngim të forte. U shtriva në dysheme së bashku me djalin, duke kënduar një ninullë për të na qetësuar të dyve, por po e ndjeja se diçka nuk po shkonte mirë. E dija se ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin” ka treguar ajo.

Ajo tha se atë mëngjes si çdo ditë tjetër, ishte zgjuar, kishte ushqyer qentë, kishte rregulluar rrobat, dhe teksa po i ndërronte pelenën djalit ka ndjerë dhimbjen e barkut. Më pas ajo është shtruar në spital.

“Orë më vonë, isha shtrirë në një krevat spitali, duke shtrënguar dorën e bashkëshortit tim (Princi Herry) . E ndjeja mpirjen e pëllëmbës së tij dhe e putha tek gishtërinjtë, që ishin të lagur nga lotët tanë. Duke parë muret e bardhë dhe të ftohtë po imagjinoja se si ne do të shëroheshim,” është rrëfyer ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina përplas portat e zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel (FOTO-VIDEO)
Studimi: Koronavirusi ka pësuar 12 mijë mutacione, por s’po përhapet më shpejt »
Article Logic
Execution time: 0.012667179107666
array(1) { ["section"]=> string(107) "ndersa-shtrengoja-femijen-tim-te-pare-po-humbisja-te-dytin-meghan-markle-mes-lotesh-flet-per-abortin-229057" }