Në Përmet, fare pranë lumit Vjosë është duke u dërtuar në fshehtësi dhe me shpejtësi një stacion i betonizuar për sportin e rafting pa kurrfarë leje apo miratimi dhe jashtë çdo norme plan ndërtuese.
Janë vetë qytetarët ata që kanë vënë në dijeni Ministrinë e Rendit dhe Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, dikur INUK, por asnjë masë nuk është marrë. Sot aty po ndërtohet sërish dhe me këtë ritëm do kemi “gradaçiela” betoni pafund. Banorët dhe shoqëria civile vazhdimisht kanë kundërshtuar betonizimet dhe ndërhyrjet pranë lumenjve por duket se të gjithë ata që duhet të reagonin janë me pushime.