Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Hogan Gidley, në një konferencë për media tha se për marrëveshjen e kufirit me Meksikën, kërkohet më shumë kohë.
Hogan Gidley tha se procesi i një marrëveshjeje dypartiake për çështjen e sigurisë së kufirit kërkon më shumë kohë.
Megjithatë, Gidley tha se është e vështirë të thuhet se çfarë do të jetë apo nuk do të jetë e pranueshme para se zyrtarët të shqyrtojnë hollësitë e propozimit.
Demokratët dhe Republikanët në Shtetet e Bashkuara, arritën nje marrëveshje në parim këtë të hënë mbi sigurinë në kufi, e cila do të financojë Qeverinë amerikane dhe do të shmangë një mbyllje tjetër të saj.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, tha se Shtëpia e Bardhë dëshiron të përqëndrohet në atë që vërtetë shkruhet në dokument dhe jo në atë se çfarë planifikohet të shkruhet.