Ndërtohen 6 HEC-e të reja në Dibër, Mirditë dhe Librazhd

Publikuar tek: ekonomi, më 12:16 04-08-2016 Ndërtohen 6 HEC-e të reja në Dibër, Mirditë dhe Librazhd

 Ministria e Energjitikës  ka lajmëruar se do të ndërtohen HEC-e të reja në veri të Shqipërisë, dhe pikërisht në Dibër, Librazhd dhe Mirditë. Kapaciteti i tyre do të ketë fuqinë 2 MW.

Ndër shoqëritë që kanë aplikuar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë dhe që bën publike Monitor, përmendim:

 “LASTER ENERGY” SH.P.K., ka aplikuar në Ministrinë e Energjisë dhe industrisë, për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “KRONZ”, me kapacitet prodhues nën 2 MW, në pellgun e përroit të Shehut, degë e lumit të Setës, Qarku i Dibrës. Aplikuesi ka aktivitet në  prodhimin, transmetimin, shpërndarjen dhe shitjen e energjisë elektrike,

“SANG 1” SH.P.K., ka aplikuar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “Thirrë”, me kapacitet prodhues nën 2 MW, në përroin e Kumbullës, Menes dhe Qarrit, pranë fshatit Thirrë, Rrethi i Mirditës, Qarku i Lezhës. Aplikuesi është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Shfrytëzimin e burimeve natyrore të ujit të pishëm. Tregtim, prodhim, import-eksportin e ujit të pishëm, lëngjeve të frutave e pijeve të ndryshme.

“Gerti” SH.P.K., ka aplikuar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “Jetoni”, me kapacitet prodhues nën 2 MW,në përroin e Tucepit, degë e lumit Drini i Zi, pranë fshatit Miresh, Bashkia e Bulqizës, Qarku i Dibrës. Shoqëria ka objekt të aktivitetit ndërtime civile industriale, turistike, rrugë, ujësjellësish e kanalizimesh, rikonstruksion, godina mirëmbajtje e zhvillim dekoresh në mjedise urbane

Sërish shoqëria “Gerti” SH.P.K., ka aplikuar për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “Mireshi”, me kapacitet prodhues nën 2 MË, në përroin e Mireshit, degë e lumit Drini i Zi, pranë fshatit Miresh, Bashkia e Bulqizës, Qarku i Dibrës.

“Zenit 06” SH.P.K., ka aplikuar për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “Gurshpat 3”, me kapacitet prodhues nën 2 MW, në pellgun e përroit Këngjeras, degë e lumit të Gostimës, Bashkia e Librazhdit, Qarku i Elbasanit. Shoqëria ka  objekt të aktivitetit fushën e ndërtimeve, projektimeve.

“BAJRAMI N” SH.P.K., ka aplikuar për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “Qarrishta”, me kapacitet prodhues nën 2 MW, në përroin e Gurrës së Zezë, degë e lumit të Qarrishtës me derdhje në lumin Shkumbin, fshati Qarrishtë, Bashkia e Librazhdit. Shoqëria “BAJRAMI N” SH.P.K., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Servis automjetesh, ndërtime, projektime, zbatim projektesh, prodhim materialesh ndërtimi, tregti me pakicë i vajrave lubrifikante, shitje-blerje automjetesh, të pajisjeve e makinerive.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021431922912598
array(1) { ["section"]=> string(61) "ndertohen-6-hec-e-te-reja-ne-diber-mirdite-dhe-librazhd-48731" }