Ndërtohet armatura mbrojtëse e tubacionit që furnizon me ujë Tiranën, Veliaj: Investimi i shërben 1/3 së qytetarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 14:04 22-01-2017 Ndërtohet armatura mbrojtëse e tubacionit që furnizon me ujë Tiranën, Veliaj: Investimi i shërben 1/3 së qytetarëve

Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur ndërtimin e armaturës së tubacionit të Shën Mërisë, që furnizon rreth 1/3-ën e të gjithë territorit të Tiranës, duke shmangur kështu dëmtimet e herëpashershme të rrjetit kryesor.

Për të inspektuar punimet e këtij investimi, ishte i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky është një investim i munguar prej dekadash dhe që ishte bërë i nevojshëm për shkak të problematikës së vazhdueshme që sillte.

“Ky është një burim nga Shën Mëria që me tubacione sjell 600-800 litra ujë / sekondë për Tiranën, do të thotë që furnizon me ujë 1/3 e Tiranës. Ishte shumë e rëndësishme që të ndërtonim këto diga duke lartësuar tubacionin. Për atë që e mban mend se çfarë kaluam vitin e kaluar, besoj se na mirëkupton që në një vit po bëjmë investime që nuk janë bërë prej fillimit të viteve ’60. Sigurisht që nuk rikuperojmë dot gjithçka që nuk është prekur me dorë që nga vitet ’60, por besoj se po tregojmë që kemi një vëmendje kryesisht për çështjet që janë emergjente, siç është uji i pijshëm në Tiranë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj bëri të ditur se megjithë situatën e përmirësuar të furnizimit me ujë në Tiranë, mbetet ende sfidë e Bashkisë së Tiranës për të rritur edhe më tej orarin e furnizimit të qytetarëve.

“Sot kemi një situatë shumë më të mirë me ujin e pijshëm; nga 7 orë kemi vajtur në 14 orë, pra është dyfishuar. Megjithatë është ende larg të qenit 24 orë, por besoj se me investimin që po bëjmë në Shën Mëri, në Qafmollë, me tubacionin që shton prurjet në Tiranë, besoj që në një kohë të shkurtër, për një pjesë të mirë të Tiranës, do të kemi furnizim 24 orë”, theksoi Veliaj. Kryetari i Bashkisë i bëri thirrje qytetarëve që të tregohen bashkëpunues me UKT-në, qoftë sa i përket mos shpërdorimit të ujit pa kriter, ashtu edhe duke paguar detyrimet financiare për ujin që konsumuar. Ai theksoi se çdo qindarkë e paguar është një investim i shtuar në rrjetin e ujësjellësit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përgjimet/ Bisedat për trafikun e drogës, si i instruktonte Klemend Balili bashkëpunëtorët
Kërkoi leje nga puna se ndihej keq por nuk i dhanë, vdes shqiptari 27-vjeçar në Itali. Fjalët e babait të prekin shpirtin »
Article Logic
Execution time: 0.011181116104126
array(1) { ["section"]=> string(119) "ndertohet-armatura-mbrojtese-e-tubacionit-qe-furnizon-me-uje-tiranen-veliaj-investimi-i-sherben-1-3-se-qytetareve-66283" }