Ndërton anijen më të madhe në botë, djali autik na mëson të besojmë në ëndrra

Publikuar tek: bota, më 17:05 24-07-2019 Ndërton anijen më të madhe në botë, djali autik na mëson të besojmë në ëndrra

Emri i tij është Brynjar Karl, “djali i LEGO”, një djalë autik i cili u bë i famshëm në të gjithë botën për ndërtimin e një anije gjigande.

Djali 16-vjeçar islandez filloi ndërtimin e anijes kur ishte vetëm 10 vjeç, duke përdorur 56 mijë copë Lego, e cila më pas u bë 65 mijë. Në 11 muaj punë të vështirë, me mbështetjen e familjes, miqve, ai arriti të përfundojë Titanikun, e cila është 8 metra e gjatë dhe 1.5 metra e lartë.

Pasioni i tij për tulla të ngjyrosura filloi që që 5 vjeç, kur ai ishte akoma shumë i vogel. Dhe Titaniku jo vetëm që e bëri të famshëm, por gjithashtu e ndihmoi të besonte më shumë në vetvete, duke e inkurajuar atë të ishte një shembull për fëmijët e tjerë, siç raportoi në faqen e tij:

“Sot e ndjek anijen time kudo që të shkoj dhe i them njerëzve se si e kam ndërtuar atë, duke i inkurajuar fëmijët që të ndjekin qëllimet e tyre ambicioze, sepse nëse unë e kam bërë, çdokush mund ta bëjë këtë!”

Ndër objektivat e tij është të ndihmojë fëmijët autikë të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre: “Unë kam qenë me fat që kam ndihmën dhe mundësinë për të ndërtuar dhe arritur ëndrrën time, me ndihmën e qindra njerëzve. Tani unë dua të përdor rrjetin tim për të ndihmuar fëmijët e tjerë me autizëm të arrijnë ëndrrat e tyre. “

Këtu është, Bryvel Karl me Titanikun e tij, tashmë të ekspozuar në muze të shumta anembanë botës, nga Suedia në Islandë, nga Norvegjia në Gjermani dhe tani e hapur deri në dhjetor 2019 në Tennessee./pozitivi/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019525051116943
array(1) { ["section"]=> string(83) "nderton-anijen-me-te-madhe-ne-bote-djali-autik-na-meson-te-besojme-ne-endrra-173234" }