Policia e Vlorës, në kuadër të planit të masave për parandalimin e veprave të ndryshme penale, ka ushtruar disa kontrolle në fshatrat Fitore dhe Poro të Njësisë Administrative Novoselë.
Gjatë këtij aksioni ka konstatuar se 5 personat e mëposhtëm në mënyrë private, janë kapur në flagrancë duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme objekte banimi, duke mos patur leje nga autoritetet përkatëse.
Procedohen penalisht në gjendje të lirë:
1- M.G., 54 vjeç, banues në fshatin Poro.
2- K.Ll., 72 vjeç, banues në fshatin Poro.
3- Z.Xh., 48 vjeç, banues në fshatin Fitore.
4- I.N., 49 vjeç, banues në fshatin Fitore.
5- G.L., 37 vjeç, banues në fshatin Fitore.
Policia ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë kundrejt tyre për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", neni 199/a i Kodit Penal.