Ndërtuan një mrekulli në mes të hiçit, Toni dhe Jonida realizojnë ëndrrën pas 20 vitesh

Publikuar tek: kulture-art, më 15:52 22-06-2019 Ndërtuan një mrekulli në mes të hiçit, Toni dhe Jonida realizojnë ëndrrën pas 20 vitesh

Pas 20 vitesh punë, lodhje, sakrificë e durim, Toni dhe Jonida, dy njerëzit që kanë ndërtuar një mrekulli në mes të hiçit, ia kanë dalë të realizojnë ëndrrën e tyre.

‘Farma Sotira’ në Leskovik ka marrë më në fund certifikatën e agroturizmit.

Lajmin e bën me dije ministri Blendi Klosi i cili ua ka dorëzuar personalisht këtë certifikatë që për çiftin punëtor e të palodhur do të thotë shumë.

“Certifikojmë  subjektin agroturistik Farma Sotira në Leskovik, 1 nga fermat më të famshme vend, shembull real suksesi, që gjeneron të ardhura për familjen, punësim për banorët e zonës dhe mundësi për turizëm në natyrë , për mijëra turistë nga e gjithë bota.  Certifikimi, domosdoshmëri për të përfituar nga paketa fiskale e qeverisë: TVSH 6%, Tatim fitimi 5%. Stimulojmë zhvillimin e bizneseve, që zgjojnë traditën, promovojnë kulinarinë, atraksionet turistike dhe mikpritjen!”, shkruan Klosi.

PAK nga HISTORIA 20-vjeçare e FARMËS SOTIRA:

Toni dhe Jonida, dy të rinj të arsimuar, punëtorë e plot ëndrra, u njohën në Greqi. Të dashuruar, vendosën të braktisin shtetin fqinj për të ndërtuar të ardhmen e tyre pikërisht në majë të Leskovikut.

Pa të ardhura të mjaftueshme por me dashurinë e madhe për njëri-tjetrin, ata nisën gjithçka nga zero dhe sot ia kanë dalë të ndërtojnë një nga fermat më të frekuentuara në vend, destinacioni i parë i turistëve.

64990040_2304998933121071_7524135914876960768_o.jpg65308307_2304998763121088_467257828663361536_o.jpg64700758_2304998843121080_1885759748414898176_o.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024664163589478
array(1) { ["section"]=> string(93) "ndertuan-nje-mrekulli-ne-mes-te-hicit-toni-dhe-jonida-realizojne-endrren-pas-20-vitesh-169293" }