NDËRTUESIT dhe INXHINIERËT e pallateve që shemben duhet 'të dridhen', të hënën PROKURORIA fillon hetimet për shkaqet

Publikuar tek: aktualitet, më 12:47 01-12-2019 NDËRTUESIT dhe INXHINIERËT e pallateve që shemben duhet 'të dridhen', të hënën PROKURORIA fillon hetimet për shkaqet Banesë e shembur nga tërmeti

Ndërtuesit e inxhinierët e pallateve që po shemben në Durrës e Tiranë “duhet të dridhen”, duke filluar nga e hëna.

Kjo sepse, prokuroria e Tiranës dhe prokuroria e Durrësit, nga e hëna, kur zyrat e urbanistikës së bashkive të dy qyteteve të jenë hapur, do të marrin në dorëzim të gjithë dokumentacionin për pallatet që janë shembur, dhe ato që klasifikohen se do të shemben. Për të parë, nëse gjithçka ka ndodhur sipas rregullave për shkak të forcës së tërmetit, apo për shkak të punimeve të dobëta në godina, duke rrezikuar jetën e njerëzve, raporton newsbomb.al.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se tashmë udhëzimi është i qartë të niset hetimi për të gjitha ato që nxorri tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit, ku si pasojë humbën jetën 51 persona, qindra të tjerë mbetën të plagosur, ndërkohë që qindra objekte tashmë do t'i nënshtrohen rrënimit total ç'ka do të rezultojë me kosto marramendese në buxhetin e shtetit, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075998306274414
array(1) { ["section"]=> string(120) "ndertuesit-dhe-inxhinieret-e-pallateve-qe-shemben-duhet-te-dridhen-te-henen-prokuroria-fillon-hetimet-per-shkaqet-187990" }