Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes Laçi-Kukësi ku ka mbetur i dëmtuar lojëtari Dritan Smajli . Smajli u qëllua me fishekzjarr nga tifozët në stadium. Fishekzjarri ka rënë mbi kokën e lojtarit i cili është transportuar menjëherë drejt Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dritan Smajli luan si mbrojtës në ekipin e Kukësit.