Ndeshja me Francën, Duka: Stadiumi nuk ishte gati, ka probleme me fushën

Publikuar tek: sport, më 23:04 29-12-2019 Ndeshja me Francën, Duka: Stadiumi nuk ishte gati, ka probleme me fushën Stadiumi Kombëtar

Viti 2019 ishte me të vërtetë i suksesshëm për futbollin shqiptar. Më 17 nëntor u inagurua stadiumi i ri kombëtar, ku një humbje 2-0 ndaj Francës zbehu disi magjinë.

Megjithatë, edhe pse hapi dyert për atë takim, "Air Albania Stadium" nuk është përfunduar totalisht dhe këtë gjë e pohon edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

I ftuar në puntatën speciale të "Ora Sport", Duka konfirmoi se kompania nuk e ka dorëzuar ende impiantin, kjo pasi fusha nuk është në gjendjen optimale.

"Stadiumi ka nevojë për pak koment ose aspak. I bëri të gjithë shqiptarët që të ishin pjesë e inagurimit të tij dhe kjo tregon se ishte një vepër e arrirë. Kishte nga ato që janë të përhershëm në stadium por edhe nga ato që madje nuk e kishin parë prej vitesh impiantet sportive. Para ndeshjes me Francës, që ishte edhe objektivi është punuar deri në ditën e fundit. Po punohet akoma për të përfunduar detajet. Akoma stadiumi, le të themi nuk është dorëzuar nga kompania ndërtuese, por edhe këto detaje po vijnë drejt fundit.

"Ajo që domethënë do kohën e vet dhe është jashtë parashikime të specialistëve është fusha. Normalisht në të gjithë fushat e tjera në Shqipëri kanë marrë një kohë stazhonim rreth 40-45 ditë për tu bërë gati, ne nuk kemi pasur një stadium të mbuluar ku faktorët atmosferik deportojnë shumë më pak dhe fusha, edhe sot që po flasim nuk është në nivelin maksimal le të themi për tu bërë gati për lojë, të stazhonimit apo barit me tokën poshtë. Por besoj se në gjashtë muaj e parë të vitit 2020, të paktën në gjuhën e ekspertëve do të jetë në nivelin maksimal,"përfundoi Duka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074691772460938
array(1) { ["section"]=> string(76) "ndeshja-me-francen-duka-stadiumi-nuk-ishte-gati-ka-probleme-me-fushen-190696" }