Kristian Panuçi pritet të hedhë sot një formacion krejt ndryshe nga sa e kemi parë në të kaluarën.
MESFUSHA – Ndryshime të rëndësishme edhe në mesfushë, ku Xhaka dhe Kaçe rikthehen menjëherë titullarë. Ose të paktën kështu janë bërë provat ditën e djeshme në mbrëmje. Kaçe do të jetë i vendosur para mbrojtjes, Xhaka në të djathtë, ndërsa Migjen Basha do të luajë në krahun e majtë. Në sulm, pritet të jetë Sadiku i vetëm me Eros Grezdën pas shpine, i cili do të jetë si një elektron i lirë duke vepruar në të dy krahët.
DILEMAT – Fillimisht ka qenë Lila i projektuar në formacion, por orët e fundit Panuçi zgjodhi Xhakën në të djathtë dhe Bashën majtas, shkruan panoramaonline. Ky i fundit është risi në këtë pozicion dhe ka befasuar Memushajn dhe Lenjanin. Në portë i padiskutueshëm Etrit Berisha. Gardiani ka për të shlyer “mëkate” me Spanjën…