Ndezi barishtet në tokën e tij, por zjarri dogji dhe ullinjtë e komshinjve, arrestohet 49 vjeçari në Fier

Publikuar tek: aktualitet, më 11:33 17-09-2019 Ndezi barishtet në tokën e tij, por zjarri dogji dhe ullinjtë e komshinjve, arrestohet 49 vjeçari në Fier Komisariati i policisë së Fierit

Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për "Shkatërrim të pronës me zjarr".

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale P.Gj., 49 vjeç, banues në Petovë të Fierit.

Ndalimi i tij u bë pasi në datën 15.09.2019, në fshatin Petovë, në pronën e tij, duke djegur me zjarr barishtet i ka dalë zjarri jashtë kontrollit dhe janë djegur 400 rrënjë ullinjë në pronësi të shtetasve E.Xh dhe P.Xh.

Fier/ Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për "Shkatërrim të pronës me zjarr".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

P.Gj., 49 vjeç, banues në Petovë, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 15.09.2019, në fshatin Petovë, në pronën e tij, duke djegur me zjarr barishtet i ka dalë zjarri jashtë kontrollit dhe janë djegur 400 rrënjë ullinjë në pronësi të shtetasve E.Xh dhe P.Xh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029492855072021
array(1) { ["section"]=> string(110) "ndezi-barishtet-ne-token-e-tij-por-zjarri-dogji-dhe-ullinjte-e-komshinjve-arrestohet-49-vjecari-ne-fier-178746" }