Një 47 vjeçar në Sarandë është proceduar penalisht për shkak se dy ditë më parë në tentativë për të ndezur zjarrin për t'u ngrohur për pak sa nuk i ka vënë flakën një pallati në ndërtim.
Kjo ka shkaktuar panik tek banorët, ndërsa policia i ka referuar materialet për rastin në Prokurori.
"Komisariati i Policisë Sarandë njofton se me datë 02.01.2019, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin B. K., vjeç 47, banues në Sarandë, për veprën penale të parashkuar nga neni 151 i Kodit Penal.
Gjate pasdites se djeshme 47 vjecari ndezi zjarr ne mbeturinat e grumbulluara ne pallatin ne ndertim, duke shkaktuar panik ne zonen perreth pallatit", njofton policia.