Ndihej e braktisur nga familja, ja çfarë bën me pasurinë 1 mln euro 85 vjeçarja përpara vdekjes

Publikuar tek: bota, më 17:00 06-11-2015 Ndihej e braktisur nga familja, ja çfarë bën me pasurinë 1 mln euro 85 vjeçarja përpara vdekjes Foto ilustruese

Një grua 85 vjeçare nga Brunn-i i Austrisë në ditët e fundit të jetës së saj ishte lënë pas dorë nga familja. E për t’u hakmarrë për braktisjen, e moshuara vendosi të mos u lërë familjarëve të saj asgjë nga pasuria e saj, e cila kapte shifra të larta.

Mediat austriake raportojnë se gruaja pak përpara vdekjes kishte prerë me gërshërë jo më pak se 950,000 euro. Grumbulli i parave të grisura u gjendën pranë krevatit të 85 vjeçares, që kishte ndërruar jetë e vetme në dhomën e shtëpisë së të moshuarve.

Mesa duket qëllimi i së moshuarës ka qenë të mos u lërë asnjë qindarkë nga pasuria e saj, për të cilën familjarët interesoheshin.

Policia austriake është duke u kujdesur për sigurinë e kartëmonedhave dhe ato do të dërgohen në Bankën Kombëtare Austriake (OeNB).

Një përfaqësuese e Bankës Kombëtare Austriake ka konfirmuar se ky institucion do të bëjë ndërrimin e katëmonedhave nëse gjenden të gjitha copat e tyre dhe me kusht që origjina e tyre të konfirmohet.

Ende nuk është bërë e ditur prejardhja e gjitha këtyre parave, por nëse banka vendos që të ua bëj ndërrimin e parave trashëgimtarëve të saj, i gjithë mundi i të moshuarës për t’i grisur ato, do të shkonte dëm. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012109994888306
array(1) { ["section"]=> string(100) "ndihej-e-braktisur-nga-familja-ja-cfare-ben-me-pasurine-1-mln-euro-85-vjecarja-perpara-vdekjes-24824" }