Ndihen ndryshimet e Ngrohjes Globale, janari i 2020 më i ngrohti në histori

Publikuar tek: aktualitet, më 21:58 13-02-2020 Ndihen ndryshimet e Ngrohjes Globale, janari i 2020 më i ngrohti në histori Foto ilustruese

Asnjëherë nuk ka patur janar më të ngrohtë se ai i viit 2020, gjatë 141 viteve që janë regjistruar temperaturat nga Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Klimës.

Temperatura e këtij muaji tejkaloi rekordin e vendosur në vitin 2016, thanë shkencëtarët.

Asnjë zonë tokësore apo oqeanike nuk kishte temperaturë të ftohtë në janar.

Temperaturat e larta u përjetuan nëpër pjesë të Skandinavisë, Azisë, Oqeanin Indian, Oqeanin Paqësor, Oqeanin Atlantik dhe Amerikën Qëndrore dhe Jugore.

Për më tepër, mbulimi i akullit të detit polar mbeti më i vogël se normalja dhe mbulimi i akullit në Detin Arktik ishte 5.3% nën mesataren.

Temperatura mesatare në shekullin e 20 ishte -1 gradë celcius.

Gjatë 30 viteve të fundit temperaturat kanë ardhur gjithmonë në rritje.

Gjatë viteve 1991-2020 temperatura mesatare e regjistruar në muajin janar është 0.2 gradë celcius

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.078847169876099
array(1) { ["section"]=> string(81) "ndihen-ndryshimet-e-ngrohjes-globale-janari-i-2020-me-i-ngrohti-ne-histori-195125" }