Ndihma për qytetarët e prekur nga tërmetet, të gjithë kanë mundësinë të kontribuojnë financiarisht (LLOGARITË BANKARE)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:07 22-09-2019 Ndihma për qytetarët e prekur nga tërmetet, të gjithë kanë mundësinë të kontribuojnë financiarisht (LLOGARITË BANKARE) Dëmet materiale të tërmeteve të djeshme dje në Tiranë

Secili ka tashmë mundësinë të kontribuojë financiarisht për banorët e prekur nga tërmetet e fuqishme të ditës së djeshme.

Ministria e Mbrojtjes vendos në dispozicion të qytetarëve, shoqatave vullnetare, bizneseve, etj., 3 numrat e llogarive bankare të Bankës Credins, ku secili mund të derdhë një kontribut ekonomik për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që vuajnë dëmet e shkaktuara nga tërmetet e djeshme.


Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Në vijim të situatës së krijuar nga tërmeti i rënë në datën 21 shtator 2019, duke prekur disa qarqe të vendit, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur në dispozicion llogari bankare, për t’i ardhur në ndihmë të gjitha familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Kontributet vullnetare nga biznese, shoqata apo individë në ndihmë të banorëve të dëmtuar mund të derdhen në llogaritë e mëposhtme:

Banka Credins:

IBAN në ALL (Lek): AL29 2121 1016 0000 0000 0030 0001

IBAN në EUR : AL72 2121 1016 0000 0000 0030 0003

IBAN në USD: AL02 2121 1016 0000 0000 0030 0002

Llogari bankare për t’i ardhur në ndihmë të gjitha familjeve të dëmtuara nga tërmeti ka edhe në të gjitha bankat e tjera të nivelit të dytë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019569158554077
array(1) { ["section"]=> string(122) "ndihma-per-qytetaret-e-prekur-nga-termetet-te-gjithe-kane-mundesine-te-kontribuojne-financiarisht-llogarite-bankare-179394" }