Ndihma për Shqipërinë, Gent CAKAJ mirënjohje shteteve mike që u solidarizuan me vendin tonë (MESAZHI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:43 22-09-2019 Ndihma për Shqipërinë, Gent CAKAJ mirënjohje shteteve mike që u solidarizuan me vendin tonë (MESAZHI) Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj falenderoi të gjitha shtetet që shprehën gadishmërinë të ofronin ndihmë humanitare për vendin tonë pas dëmeve të mëdha që shkaktuan dy tërmetet e djeshme.

Nëpërmjet profilit të tij në ‘’Facebook’’, Cakaj theksoi se stafi i MEPJ është angazhuar për t’u gjendur pranë qytetarëve të prekur nga tërmetet.


Mesazhi i Gent Cakajt në Facebook:
Si të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë, edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është e angazhuar maksimalisht dhe po përcjell me vëmendje përballimin e situatës pas tërmeteve të djeshme.

Pavarësisht dëmeve dhe shqetësimeve, më e rëndësishmja mbetet se Shqipëria nuk ka humbur asnjë jetë!

Shpreh mirënjohje të thellë për interesimin dhe gatishmërinë e shumë shteteve mike për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sfidë!

Ndërkohë që të gjitha institucionet shqiptare janë në këmbë 24 orë në 24 pranë qytetarëve të prekur, edhe stafi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë vendit i mobilizuar për kryerjen e detyrave të tyre duke u gjendur pranë të dëmtuarve në këtë moment të vështirë!





Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026802062988281
array(1) { ["section"]=> string(105) "ndihma-per-shqiperine-gent-cakaj-mirenjohje-shteteve-mike-qe-u-solidarizuan-me-vendin-tone-mesazhi-179392" }