Ndihmat për të prekurit nga tërmeti, 94 vjeçari dhuron 10 mijë euro: Unë kam dhënë pak, Zoti iu dhëntë më shumë

Publikuar tek: aktualitet, më 00:02 09-12-2019 Ndihmat për të prekurit nga tërmeti, 94 vjeçari dhuron 10 mijë euro: Unë kam dhënë pak, Zoti iu dhëntë më shumë Sidrit Bejleri dhe Elvis Naçi

Gjatë emisionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’, një i moshuar 94 vjeçar ka dhuruar 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjesti i të moshuarit i ka emocionuar të gjithë, ndërkohë Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri kanë falenderuar 94 vjeçarin për ndihmën e çmuar që i ka dhënë për të prekurit nga tërmeti.

94 vjeçari u shpreh se ka dhënë pak, ndërsa shtoi se uron që Zoti t’ju japë më shumë atyre që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

‘Unë kam dhënë pak. Zoti t’ju japë më shumë. Mua kaq vite m’i ka dhënë Zoti. Të gjithë shqiptarët, kudo që janë në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, në diasporë e kudo uroj të jenë bashkë, të bashkuar, sidomos në ditë të vështira’, ka thënë 94 vjeçari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045114994049072
array(1) { ["section"]=> string(115) "ndihmat-per-te-prekurit-nga-termeti-94-vjecari-dhuron-10-mije-euro-une-kam-dhene-pak-zoti-iu-dhente-me-shume-188806" }