Ndihmëses së Mbretëreshës i “PERPLASIN” derën e Parlamentit në fytyrë, tradita që ruhet nga viti 1642 (DETAJE TË CEREMONIALIT)

Publikuar tek: bota, më 14:11 14-10-2019 Ndihmëses së Mbretëreshës i “PERPLASIN” derën e Parlamentit në fytyrë, tradita që ruhet nga viti 1642 (DETAJE TË CEREMONIALIT)

Në ditën e parë të hapjes së punimeve të parlamentit britanik, monarku mban fjalim përpara ministrave në House of Lords. Dhe pse lexohet nga Mbretëresha, fjalët janë shkruar nga qeveria dhe ndihmësit e saj. Fjalimi është një listë reformash dhe ligjesh që qeveria kërkon të kalojë dhe jep një idikacion se cilat plane kanë prioritet në sesionin e ri parlamentar.

Përfshin edhe një listë për vizita të jashtme që Mbretëresha parashikon të bëjë në 12 muajt në vazhdim ashtu sikurse dhe vizita shtetërore në Britani.

Fjalimi është i rrallë pasi takohen tre deget e pushtetit – monarku, House of Lords dhe House of Commons.

Eshtë një nga eventet më shkëlqyese të vitit parlamentar dhe përfshihet edhe nga tradita duke u kthyer pas në shekuj, ku monarku dhe parlamenti nuk kishin dakortësi me njëri tjetrin.

Një nga elementet e traditës , që vjen nga koha e Mbretit Charles I, është që Mbretëresha nuk lejohet në House of Commons.

Në janat 1642 Mbreti Charles I dhe burrat e tij të armatosur shkuan në House of Commons për të arrestuar pesë nga anëtarët për tradhëti, por tëakuzuarit kishin ikur.

Kryetari Ëilliam Lenthall, në mënyrë të sjellshme jep karrigen për Mbretin, që kërkon të dijë se ku janë ata të pestë.

I gjunjëzuar te këmbët e Mbretit, Kryetari përgjigjet me fjalë që janë bërë të rëndësishme në historinë e parlamentit.

Ai thotë: Nëse më lejoni Madhëria juaj, nuk kam as sy të shoh, as gjuhë të flas në këtë vend, por sikurse Dhoma më drejton mua, shërbyes i të cilës unë jam, me përulje kërkoj faljen tuaj Madhëri që nuk mund të jap asnjë nga përgjigjet nga ato që Madhëria juaj është duke më kërkuar”.

Kjo përgjigje nuk lë asnjë dyshim se ku është vendi dhe detyra e kryetrait të parlamentit.

Mbreti nuk ka asnjë rrugëzgjidhje por ikën, dhe roli I kryetarit të house of Commons u vendos në mënyrë definitive.

Që nga ajo ditë, asnjë monark nuk hyn në House of Commons, dhe për këtë arsye, hapja e sesionit parlamentar ndodh në House of Lords.

0_BRITAIN-EU-POLITICS-BREXIT-ROYALS.jpg

0_BRITAIN-EU-POLITICS-BREXIT-ROYALS (1).jpg

0_BRITAIN-EU-POLITICS-BREXIT-ROYALS (2).jpg

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013421058654785
array(1) { ["section"]=> string(128) "ndihmeses-se-mbretereshes-i-perplasin-deren-e-parlamentit-ne-fytyre-tradita-qe-ruhet-nga-viti-1642-detaje-te-ceremonialit-182001" }