Ndihmësmjeku i shpëton jetën vetes, pësoi atak kardiak

Publikuar tek: bota, më 17:16 09-05-2017 Ndihmësmjeku i shpëton jetën vetes, pësoi atak kardiak

Një ndihmësmjek nga një zonë rurale e Australisë ka arritur t’i shpëtojë jetën vetes së tij pasi pësoi atak kardiak.

52 vjeçari David Watson po bëhej gati për punë kur ndjeu një dhimbje të fortë në gjoks dhe shpim në të dy krahët.

Ai e kuptoi menjëherë se çfarë po i ndodhte dhe shkoi te autoambulanca ku i vetëm u lidh me aparaturën e EKG-së (elektrogardiografe).

“Oh, mos kjo është e padrejtë”, thirri ai me vete kur pa monitorin e zemrës së tij.

Por Watson veproi shpejt, duke ndezur ambulancën, ai mbërriti në një klinikë të vogël të qytetit, ku mori ilaçe kundër koagulimit i gjakut.

Pasi u transferua në një spital më të madh, mjekët i thanë se ishte shumë pranë vdekjes pasi bllokimi ishte në një nga arteriet kryesore koronare. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk do ta besoni me se merret sot vrasësi personal i Pablo Eskobarit
Arrestohet aktorja e famshme, ushtroi dhunë dhe i hodhi acid të dashurit »
Article Logic
Execution time: 0.01158595085144
array(1) { ["section"]=> string(59) "ndihmesmjeku-i-shpeton-jeten-vetes-pesoi-atak-kardiak-78032" }