Ndihmonte klandestinët sirianë, në pranga shoferi i autobusit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:12 25-01-2015 Ndihmonte klandestinët sirianë, në pranga shoferi i autobusit

Një shofer autobusi që ndihmonte klandestinët sirianë për t’u futur në Shqipëri është vënë në pranga. Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin e autobusit, 48-vjeçarin Agron Karanxha, i cili ka transportuar klandestinët sirianë kundrejt shumave prej 500 eurosh për secilin.

Mësohet se transporti i paligjshëm tyre është bërë duke i fshehur në autobusin që përshkonte itinerarin Athinë-Tiranë.

Po kështu policia ka arrestuar edhe dy klandestinët nga Siria, të cilët kanë deklaruar në polici që kishin si destinacion Malin e Zi, vend prej të cilit do të nisëshin drejt Perëndimit.

Policia e Durrësit është duke hetuar tashmë nëse ekziston një linjë e mundshme trafiku të klandestinëve nga Athina në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KOKAINA/Punëtorët e bimëve mjekësore: S’dinim gjë për drogën, dyert mbaheshin mbyllur
NATO është kundër, por zv.ministri jonë Hila mbështet SYRIZA në Greqi »
Article Logic
Execution time: 0.012227058410645
array(1) { ["section"]=> string(65) "ndihmonte-klandestinet-siriane-ne-pranga-shoferi-i-autobusit-1428" }