'Ndikimi i Covid-19 në gjendjen psikologjike', sociologu Dervishi tregon arsyen kryesore të vetëvrasjeve

Publikuar tek: aktualitet, më 18:37 30-11-2020 'Ndikimi i Covid-19 në gjendjen psikologjike', sociologu Dervishi tregon arsyen kryesore të vetëvrasjeve Zyhdi Dervishi

Mesnatën e kaluar një tjetër pacient i shtruar në “Shefqet Ndroqi” i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i spitalit Covid 2.

Ndërkaq sociologu Zyhdi Dervishi, në një intervistë në RTV Ora ka treguar se si ndikon Koronavirusi në gjendjen psikologjike të qytetarëve.

Sipas profesorit “pandemia ka përforcuar në mënyrë të përshpejtuar atë që në proceset sociologjike quhet “procesi i atomizimit të shoqërisë”. Pra, njerëzit individualizojnë shumë mënyrën e tyre të jetesës. Largohen nga njëri-tjetri, funksionojnë si atome të pavarura”.

Dervishi shtoi se, vetmia është një nga arsyet kryesore që i çojnë njerëzit drejt vetëvrasjes.

“Vetmia është një nga arsyet. Sa më shumë të rritet shkalla e mënyrës individuale të jetesës aq më shumë kanë prirje njerëzit të kryejnë vetëvrasje. Për shembull, në vitet 1945-90, në vendet e Lindjes koeficienti i vetëvrasjeve ka qenë më i ulët se në vendet e Perëndimit. Koeficienti llogaritet me numrin e vetëvrasjeve për 100 mijë banorë. Ndërsa vitet e fundit, koeficienti i vetëvrasjeve në vendet e Lindjes është shumë më i lartë se në Perëndim. Lituani ka numrin më të lartë për 2019, sipas statistikave botërore, rreth 31.9. Më i lartë te burrat me 58,9 dhe më i ulët te gratë me 9.5. SHBA-të e ka diku te 16.3. Pra, në këto vende, përfshirja në një ekonomi tregu shumë të vrullshme, krijimi i shumë tensioneve, shumë kontradiktave, shumë konflikteve, largimi nga njëri-tjetri bëri që koeficienti i vetëvrasjeve të rritet shumë”, tha profesor Dervishi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Burri më PËRDHUNONTE natën në sy të djalit', 43-vjeçarja në Tiranë SHOKON me historinë e saj
Policia ndalon varrimin e 60-vjeçarit që vdiq nga Covid-19, familjarët po qanin mbi trupin e gabuar »
Article Logic
Execution time: 0.0097320079803467
array(1) { ["section"]=> string(133) "ndikimi-i-covid-19-ne-gjendjen-psikologjike-sociologu-dervishi-tregon-arsyen-kryesore-te-vetevrasjeve-te-pacienteve-ne-spitale-229685" }