Një regjistrues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan ka refuzuar të zbatojë një vendim zyrtar, duke u përballur tani me akuzën shpërdorim detyre. Altin Ago, regjistrues në Hipotekën e Elbasanit po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.
Ende nuk dihet se për çfarë pronësie bëhet fjalë, por denoncimi i pronarit ligjor të saj, e ka çuar Agon drejt përballjes me ligjin.
Çështja e pronave në Shqipëri gjatë këtyre viteve ka qenë shumë problematike. Një sërë zyrtarësh të Hipotekave në mbarë vendin kanë rënë në pranga për abuzim me detyrën dhe pengesë për kalimin e pronësive.