Ndizen protestat në Spanjë, katalanasit sfidojnë hapur qeverinë e Madridit

Publikuar tek: bota, më 17:40 16-10-2019 Ndizen protestat në Spanjë, katalanasit sfidojnë hapur qeverinë e Madridit Protestat e katalanasve ndaj qeverisë spanjolle

Në Katalonjë po ashpërsohen protestat ndaj qeverisë spanjolle pas dënimit të 9 liderëve politikë nga 9-13 vite burg.

Në Barcelonë, grupet e protestuesve pro-pavarësisë së Katalonjës kanë djegur kazanët me mbeturina, dhe kanë hedhur gurë e kosha me mbeturina ndaj efektivëve të rendit.

Nga protestat e ditëve të fundit, janë arrestuar 30 protestues.

Zyra e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez deklaroi se do të veprojë në mënyrë konkrete kundrejt çdo situate të mundshme në Barcelonë.

‘’Sanchez ka dërguar një mesazh të qartëL ai nuk e përjashton asnjë skenar. Çdo gjë është planifikuar dhe ai do të veprojë çdo mënyrë të mundshme’’, thuhet në deklaratën për shtyp të qeverisë spanjolle.

Socialisti Sanchez duhet të kalojë një test serioz në 10 nëntor, garantimin e mandatit qeverisës, por partitë e djathta, sidomos ato ekstreme po e trysnojnë Sanchezin të ashpërsojë veprimet kundër katalanasve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.061095952987671
array(1) { ["section"]=> string(80) "ndizen-protestat-ne-spanje-katalanasit-sfidojne-hapur-qeverine-e-madridit-182340" }