Jemi mësuar ta shohim të ndezur murin e kryeministrisë në raste festash, aktivitet i organizuar nga vetë qeveria, por mbrëmë ky mur është ndezur nga mesazhet e protestuesve kundër qeverisë Rama.
Opozita ka lënë një numër kontakti për të gjithë qytetarët të cilët shkruan mesazhet e tyre dhe u paraqitën nëpërmjet video-projektorit në murin gjigand të kryeministrisë.
Mirëpo, e gjithë kjo shfaqje nuk zgjati shumë. Këto janë disa nga mesazhet që u paraqitën në murin e kryeministrisë të siguruara nga newsbomb.al. Ndërkohë protesta vijon në “Çadrën e Lirisë” në ditën e 11-të të saj.