Një person i kërkuar prej kohësh nga policia është arrestuar ditën e sotme.
Bëhet fjalë për shtetasin Gazmend Osmani 27-vjeç, i cili ka plagosur shtetasin A.D.
Osmani është ndjekur nga policia pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Më pas është arrestuar në afërsi të Fushë-Krujës dhe në automjet i janë gjetur dy maska dhe karikatore.
Sakaq, shtetasi T.Ll është shpallur në kërkim nga policia.