Ndjekje si në film te Zogu i Zi, policia sqaron ç'kishte bërë i riu nga Tropoja

Publikuar tek: aktualitet, më 08:26 31-05-2017 Ndjekje si në film te Zogu i Zi, policia sqaron ç'kishte bërë i riu nga Tropoja

Një i ri ka përfunduar dje në prangat e policisë së Tiranës. Por, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi në sens të kundërt me mjetin e tij tip Touareg, me targa AA 864 RH, duke dëmtuar tre automjete.

Në kuadër të operacionit të koduar “MESSENGER” Tauland Neçaj, 27 vjeç , lindur në Tropojë dhe banues në Laprakë, Tiranë është arrestuar.

Operacioni është zhviluar pas një hetimi për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Për këtë rast Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, kishte regjistruar procedimin penal për për shtetasin Tauland Neçaj, pasi  nëpërmjet komunikimit telefonik dhe aplikacioneve të rrjeteve sociale ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasin me iniciale P.S, për ti paguar 10000 euro, shumë të cilën shtetasi P.S do tja jepte më datën 30.05.2017 në Tiranë.

Ky shtetas më datë 30.05.2017, në Tiranë, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi në sens të kundërt me mjetin e tij tip Touareg, me targa AA 864 RH, duke dëmtuar tre automjete.

Me ndërhyrjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit pas disa minutash është bërë e mundur kapja e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip Touareg, 4 aparate telefoni celulare dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhduket një grua shqiptare në Zvicër pa lënë gjurmë, familjarët japin detajet
Përfshirja e administratës në fushatë, ministria e Arsimit nis verifikimin për 3 raste »
Article Logic
Execution time: 0.010643005371094
array(1) { ["section"]=> string(84) "ndjekje-si-ne-film-te-zogu-i-zi-policia-sqaron-c-kishte-bere-i-riu-nga-tropoja-80625" }