Ndjekje si nëpër filma në mes të Vlorës, kapet i riu i armatosur me makinën luksoze (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:03 23-05-2017 Ndjekje si nëpër filma në mes të Vlorës, kapet i riu i armatosur me makinën luksoze (FOTO)

Një person i cili qarkullonte i armatosur është kapur në Vlorë teksa lëvizte nëpër qytet me një makinë luksoze.

Në pranga ka rënë D.B, 26 vjeç, banues në Fier.

Ditën e sotme policia e Vlorës gjatë një pike kontrolli (postobllok) në lagjen "Kushtrimi" ka bërë të mundur kapjen e të riut të dyshimtë i cili po qarkullonte me automjetin tip "Volksëagen Touareg".

D.B, sapo ka parë pikën e kontrollit të shërbimeve të policisë ka tentuar t'u largohej, por shërbimet i janë vënë në ndjekje në mënyrë të menjëhershme duke bërë të mundur bllokimin dhe kapjen e tij pranë vendit të quajtur "Ish-Fusha e Aviacionit", lagjia "Kushtrimi" Vlorë.

Gjatë kontrollit që i është ushtruar këtij shtetasi (në çantën e krahut) është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

· 1 armë zjarri Pistoletë-Zastava

· 2 krëhëra

· 22 fishekë (7 - të kalibrit 7.62 mm dhe 15 - të kalibrit 9 mm)

· gjithashtu bllokohet mjeti Touareg

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal. 

 

IMG-20170523-WA0002-2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plas keq sherri në club-in e natës në kryeqytet, 4 persona përleshen mes tyre. Karriget e tavolinat fluturojnë në ajër (VIDEO)
DURRËS/ Tre persona konfliktohen, një i vdekur, 2 në gjendje të rëndë »
Article Logic
Execution time: 0.012250185012817
array(1) { ["section"]=> string(93) "ndjekje-si-neper-filma-ne-mes-te-vlores-kapet-i-riu-i-armatosur-me-makinen-luksoze-foto-79665" }