Ndodh çudia në Tiranë: Banorët zbukurojnë pemën me plehrat nga ballkoni (FOTOT DHE VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:44 26-03-2017

Por  mos u çudisni, ndodh edhe kjo! Nuk ka vetëm pemë të vitit të ri, por edhe pemë plehrash.

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe grupi i vullnetarëve që iu bashkuan aksionit për pastrimin e kryeqytetit nga mbetjet janë detyruar që të hipin mbi pemë për të hequr plehrat e hedhura nga qytetarët.

Me sa duket banorët e papërgjegjshëm në vend që të kontribuojnë për pastërtinë e qytetit, kanë menduar se si ta shëmtojnë atë. Kështu ata vazhdojnë të hedhin nga dritarja mbeturina të cilat kanë rënë mbi këtë pemë, e cila ndodhet pranë pallatit të tyre.

Aq të shumta janë këto mbeturina të hedhura, saqë të krijohet përshtypja se pema në vend të frutave, prodhon plehra.

 

nd1.jpg

nd3.jpg

nd4.jpg

nd5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grabitja 3.2 milion dollarëshe në Rinas, Prokuroria mbyll hetimet: Në gjykatë 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit (DETAJET)
“Jam nusja e djalit të ish-ministrit, dua 43 mijë Euro të të liroj nga burgu”, zbulohen SMS-të dhe PËRGJIMET e Amarildës »
Article Logic
Execution time: 0.010037183761597
array(1) { ["section"]=> string(92) "ndodh-cudia-ne-tirane-banoret-zbukurojne-pemen-me-plehrat-nga-ballkoni-fotot-dhe-video-73168" }