Ndodh e pabesueshmja në Itali, çifti shet atësinë e fëmijës te shqiptari (ARSYEJA lë pa fjalë hetuesit- Si u zbulua gjithçka)

Publikuar tek: bota, më 16:50 21-03-2018 Ndodh e pabesueshmja në Itali, çifti shet atësinë e fëmijës te shqiptari (ARSYEJA lë pa fjalë hetuesit- Si u zbulua gjithçka) Nga operacioni

Në Itali ndodh e pabesueshmja.

Një çift italianësh në Vimercate, shitën atësinë e fëmijës së tyre për një shqiptar 45-vjecar, I dëbuar nga Italia, në mënyrë që ky I fundit të marrë leje qëndrimi të re për në itali.

Për të sjellë në dritë këtë skandal do të ishte protagonist një vajzë italiane, 26 vjecare D.M dhe bashkëjetuesi I saj 43 vjecar, edhe ai Italian që u hetuan në bazë të operacionit “Velarium” një hetim që ka përfunduar në maj 2017 dhe që ka nxjerrë në dritë një organizatë kriminale për shpërndarje droge dhe ekzekutim për 27 urdhër arreste.

Shqiptari, kërkonte një leje të re qëndrimi në Itali, dhe në bashkëpunim me dy italianë hartoi një dredhi. Këta të dy, atribuuan atësinë e fëmijës së lindur në vitin 2013, tek shtetasi shqiptar. Falë mospërfilljes së prindërve natyrë të fëmijës, shqiptari njohu foshjen si fëmijë natyral dhe pak ditë më vonë mori leje qëndrimi si babai I një foshjeje me shtetësi italiane. Cifti, shiti atësinë e fëmijës tek shqiptari në këmbim të parave.

Aktualisht, fëmija ka kaluar tek organet kompetente. Zyra e Emigracionit në Monza ka filluar procesin për revokimin e lejes së qëndrimit per qytetarin shqiptar.

“Velarium” filloi si operacion pas një tentativë vrasjeje në një bar në Monza, dhe u zbulua një organizatë e përbërë nga shqiptarë me përbërje italianë, rumunë e algjerianë. Gjykata I ka dënuar të gjithë me 100 vjet burg përfshirë edhe vrasje në tentativë, trafik drogë, zhvatje dhe posedim armësh.

it1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013881921768188
array(1) { ["section"]=> string(128) "ndodh-e-pabesueshmja-ne-itali-cifti-shet-atesine-e-femijes-te-shqiptari-arsyeja-le-pa-fjale-hetuesit-si-u-zbulua-gjithcka-114033" }