Ndodh edhe kjo - Peticion Edi Ramës: Uroje Donald Trump, kanë kaluar 5 ditë…(Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:28 26-01-2017 Ndodh edhe kjo - Peticion Edi Ramës: Uroje Donald Trump, kanë kaluar 5 ditë…(Foto)

Edi Rama është ndër të paktët, por jo i vetmi kryeministër, që ende nuk ka uruar presidentin e ri amerikan Donald Trump.

Rama, që gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA u pozicionua hapur kundër Trump, nuk e ka uruar atë për marrjen e postit më të pushtetshëm në botë, edhe pse kanë kaluar plot 5 ditë nga inagurimi i tij, shkruan Neësbomb.al.

Por tashmë një faqe është shfaqur në Facebook, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen thirrjes që Rama të urojë Trump.

Faqja me titull “Uroje Presidentin e SHBA” ka vetëm një postim deri në këto momente, të cilin e ka sponsorizuar.

“Te dashur shqiptarë,

Ju kerkojme t'i bashkoheni thirrjes sone qe Kryeministri i Shqiperise ta urojë Presidentin e Shteteve te Bashkuara!!! Kane kaluar 5 dite dhe ai ende nuk e ka uruar. Kjo na turperon si shqiptar.

Shqiperia nuk eshte e Kryeministrit por e shqiptareve.

Shperndajeni sa me shume!!!

Rrofte Shqiperia e Amerika!!!”.

afr3etwsgfsdfg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22283411026001
array(1) { ["section"]=> string(82) "ndodh-edhe-kjo-peticion-edi-rames-uroje-donald-trump-kane-kaluar-5-dite-foto-66680" }