NDODH LIVE në TV/ I ftuari ngrihet nga karrigia dhe puth në buzë drejtuesen e lajmeve në transmetim direkt (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 08:55 01-04-2017 NDODH LIVE në TV/ I ftuari ngrihet nga karrigia dhe puth në buzë drejtuesen e lajmeve në transmetim direkt (VIDEO)

Ka ndodhur e pabesueshmja në transmetim live në Televizionin e Puglias dje në mbrëmje, kur i ftuari në studio është ngritur nga karrigia e tij dhe ka shkuar të puthë në buzë gazetaren dhe prezantuesen e lajmeve, nën argumentin se e pëlqente shumë.

Bëhet fjalë për komedianin dhe ish-futbollistin Gene Gnocchi që doli në studio për të folur për spektaklin e tij.

Papritur ai u ngrit nga vendi dhe shkoi e puthi në buzë gazetaren Maria Grazia Lombardi, që nën të qeshura e tha se u ndje në siklet nga veprimi I komedianit. “Teksa të dëgjova duke lexuar lajmet, më iku mendja pas teje. Ti je me të vërtet e mrekullueshme”.

E vënë në siklet pas puthjes së papritur, gazetarja u është rikthyer lajmeve duke thënë se do ta mbajë mend gjithë jetën këtë moment. “E humba arsyen, më fal për sinqeritetin, por kështu është. Unë do rri në Puglia për ty”, ka thënë ai.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohen për herë të parë fotot sekrete nga sulmi i 11 Shtatorit në Pentagon
Paraguai në flakë, protestuesit në rrugë djegin kongresin: S’duan një mandat të dytë për Presidentin »
Article Logic
Execution time: 0.010749816894531
array(1) { ["section"]=> string(117) "ndodh-live-ne-tv-i-ftuari-ngrihet-nga-karrigia-dhe-puth-ne-buze-drejtuesen-e-lajmeve-ne-transmetim-direkt-video-73758" }