Ndodh në Britani/ 14 vjeçarja me kancer vendoset në ngrirje, shpresohet të 'ringjallet' pas 200 vitesh (SI NDODH PROCESI I NGRIRJES SË TRUPIT)

Publikuar tek: bota, më 10:54 04-08-2020 Ndodh në Britani/ 14 vjeçarja me kancer vendoset në ngrirje, shpresohet të 'ringjallet' pas 200 vitesh (SI NDODH PROCESI I NGRIRJES SË TRUPIT) Ilustruese

Një 14 vjeçare në Britaninë e Madhe, e sëmurë me kancer është vendosur në gjendje të ngrirë frigoriferike, me shpresën se do të ringjallet në të ardhmen.

Vendimi është marrë nga një gjykatës britanik, pas kërkesës së vajzës 14 vjeçare, ndërkohë që aprovimin e ka dhënë edhe nëna e saj, megjithëse babai i vajzës ishte kundër kësaj ideje.

"Nuk dua të vdes, por jam e vetëdijshme se kjo do të ndodhë.

Dua të jetoj më gjatë, të shijoj jetën dhe kërkoj që të më jepet kjo mundësi”, thuhej ndër të tjera në letrën e vajzës dërguar Gjykatës së Lartë në Britani.

Ajo është fëmija i vetëm që vendoset në këtë gjendje, ndërkohë që numri total i personave që kanë zgjedhur këtë rrugë me shpresën e ringjalljes në të ardhmen, shkon në disa dhjetra.

“Unë po vdes, por do të rikthehem pas 200 vjetësh”, ishin fjalët e fundit të 14-vjeçares thënë për një të afërm të saj.

Por si funksionon procesi?

Ngrirja me Cryogenic është procesi i ruajtjes së trupit të vdekur me lëng nitrogjeni.

Mbështetësit e saj shpresojnë që një ditë shkencëtarët do të dinë se si të ngrohin trupin dhe ta sjellin në jetë, kohë në të cilën doktorët do të kenë mundësi të kurojnë kancerin dhe sëmundje të tjera që sot nuk mund të trajtohen.

Aktualisht, ngrirja cryogenic mund të ndodhë nëse dikush është deklaruar i vdekur ligjërisht.

Si funksionon kriogjenika?

Procesi i ngrirjes duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur pasi pacienti ka ndërruar jetë, për të parandaluar dëmtimin e trurit.

Fillimisht, trupi freskohet në një banjë me akull për të reduktuar gradualisht temperaturën.

Në disa raste CPR mund të administrohet për të parandaluar qelizat e trurit që të vdesin.

Doktorët më pas thajnë trupin nga i gjithë gjaku dhe e zëvendësojnë me lëngun kundërngrirjes të projektuar për të mos formuar kristale akulli që mund të jenë të dëmshme.

Trupi më pas paketohet në akull dhe transferohet në një vend në SHBA apo Rusi.

Kur trupi mbërrin vendoset në një kontenitor arktik që freskohet me gaz nitrogjeni deri në -110 gradë celcius për disa orë.

Ndërsa në dy javët e ardhshme, trupi ngrin gradualisht deri në temperaturën -196 gradë Celcius.

Më pas ai lihet në lëng nitrogjeni dhe transferohet në atë që quhet “patient care bay”, ku do të qëndrojë përfundimisht derisa të avancojë shkenca.

Kriogjenika gjithashtu ofron dhe mundësinë e ruajtjes së nervave, ku koka hiqet dhe ngrin pa trupin.

Teoritë e shkencës thonë se në të ardhmen trupi mund të klonohet apo rigjenerohet, apo dhe t’i ngjitet koka.

A funksionon kriogjenika? 

Ata që kanë firmosur për ngrirjen e trupit duke shpresuar se shkenca një ditë do t’i kthejë në jetë e kanë kryer këtë proces.

Aktualisht, doktorët nuk kanë njohuritë e duhura për të rikthyer në jetë trupat e ngrirë.

Instituti Cryonics thotë se qentë dhe majmunët janë rikthyer në jetë pasi gjaku i tyre u zëvendësua me antingrirjen dhe u ftoh në temperatura nën zero gradë, por jo në temperaturat ekstreme të ngrirjes.

Sa kushton kriogjenika?

Familja e vajzës në Britani pagoi rreth 37 mijë paund që trupi i saj të ruhet në ngrirje, tha gjyqtari i çështjes Justice Jackson.

Pagesa minimale për Institutin Cryonics në SHBA është 28 mijë dollarë dhe një tarifë anëtarësimi prej 1250 dollarë.

Ku mund të bëhet?

Ka vetëm tre organizata në botë që ofrojnë ngrirjen e trupit në këtë mënyrë.

Cryonics Institute në Michigan, SHBA, ku ndodhet aktualisht trupi i vajzës britanike, Alcor në Arizona, SHBA dhe KrioRus në Rusi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072979927062988
array(1) { ["section"]=> string(143) "ndodh-ne-britani-14-vjecarja-me-kancer-vendoset-ne-ngrirje-shpresohet-te-ringjallet-pas-200-vitesh-si-ndodh-procesi-i-ngrirjes-se-trupit-216022" }