Ndodh në Kosovë/ Në mëngjes i vdes gruaja e infektuar me COVID-19, qytetari nga Podujeva shkon të votojë: I gjalli me të gjallin, i vdekuri me të vdekurin

Publikuar tek: rajon, më 17:28 29-11-2020 Ndodh në Kosovë/ Në mëngjes i vdes gruaja e infektuar me COVID-19, qytetari nga Podujeva shkon të votojë: I gjalli me të gjallin, i vdekuri me të vdekurin Qytetari nga Podujeva qe shkoi te votonte edhe pse gruaja i vdiq ne mengjes nga COVID

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku po mbahen zgjedhjet lokale në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

Një qytetar nga Podujeva e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar, edhe pse në mëngjes gruaja e tij kishte ndërruar jetë pasi ishte infektuar me COVID.

Në një deklaratë për një media vendase, qytetari kërkoi nga bashkëqytetarët e tij që të dalin të votojnë pavarësisht rrethanave.

Ai u shpreh se arsyeja që ka dalë të votojë, përkundër dhimbjes nga vdekja e gruas së tij, është e drejta për të shfrytëzuar fuqinë e tij qytetare.

“Mua më ka vdekur gruaja sot në mëngjes, si pasojë e infektimit me koronavirus. Përkundër kësaj, unë kam dalur që të votojë dhe ta shfrytëzojë të drejtën time qytetare. I lus të gjithë qytetarët tjerë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Ani pse unë kam dhimbje për humbjen e gruas, një fjalë e popullit thotë: i gjalli me të gjallin dhe i vdekuri me të vdekurin”, u shpreh ndër të tjera qytetari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, në 24 orë shënohen 626 raste të reja
Situatë e frikshme në Greqi, 98 viktima nga Covid-i në 24 orët e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.010179996490479
array(1) { ["section"]=> string(157) "ndodh-ne-kosove-ne-mengjes-i-vdes-gruaja-e-infektuar-me-covid-19-qytetari-nga-podujeva-shkon-te-votoje-i-gjalli-me-te-gjallin-i-vdekuri-me-te-vdekurin-229555" }