Ndodh në Malësinë e Madhe/ Laboratori që thyen çdo rekord, nxjerr për 15 minuta përgjigjen e testit të COVID-19, kushton vetëm 8 mijë lekë të vjetra

Publikuar tek: aktualitet, më 23:05 24-11-2020 Ndodh në Malësinë e Madhe/ Laboratori që thyen çdo rekord, nxjerr për 15 minuta përgjigjen e testit të COVID-19, kushton vetëm 8 mijë lekë të vjetra Laboratori ne Malesine e Madhe e nxjerr pergjigjen e tamponit per 15 minuta

Një laborator mjekësor në Malësinë e Madhe ka thyer rekord shqiptar, europian, madje edhe botëror, për nxjerrjen në kohë "rekord" të përgjigjes për Covid 19! Për vetëm 15 minuta, ku laborator të jep në "dorë" dokumentin nëse ke apo jo virusin.

Në redaksinë e emisionit investigativ "Fiks Fare" u ankuan disa emigrantë, të cilët, pasi kishin marrë këtë dokument dhe kishin kaluar në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, kanë hasur probleme në vendet e tjera, pasi dokumenti ishte shumë i dyshimtë.

Ata janë detyruar që të ribëjnë këto analiza në një vend tjetër për të kaluar nga njëri shtet në tjetër, ndërsa kërkuan ndihmën e Fiksit për të faktuar mashtrimin e këtij laboratori.

Një bashkëpunëtor i emisionit "Fiks Fare" shkoi në këtë laborator dhe kërkoi bërjen e tamponit. Fiksi shkoi në godinën e laboratorit "Euro Lab", në qytetin e Koplikut, duke i kërkuar punonjëses se kërkon të bëjë tampon për Covid 19, për të kaluar në Mal të Zi.

Punonjësit e laboratorit i thonë dakord dhe se përgjigjja del nga 15 deri në 20 minuta. Ato i marrin gjak dhe i thonë që duhet të vijë pas 15-20 minutash. Dhe, ky shërbim kushton vetëm 8 mijë lekë të vjetra.

Pas çerek ore, bashkëpunëtori shkon sërish dhe merr përgjigjen me një fletë. Punonjësit i thonë se përgjigjja e analizës është gati dhe qytetari ka dalë negativ.

Në fakt, nga përgjigjja e analizës që mori Fiks Fare, rezulton se laboratori i ka bërë qytetarit një analizë PCR. Fiks Fare e dërgoi këtë dokument te disa mjekë dhe laborantë dhe morëm përgjigje se kjo analizë nuk është për Covid 19. Megjithatë, me këtë analizë, kalon në pikën e kalimit kufitar në Muriqan. Punonjësi i doganës i tha Fiksit se ky dokument vlen për 72 orë!

Gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë me numrin e telefonit të vendosur në fletën e analizave, ku e pyesin punonjësit nëse kjo analizë është për tampon ose jo. Punonjësi i thotë se bashkëpunojnë me një laborator të certifikuar dhe akredituar për analiza COVID nga Ministria e Shëndetësisë. Por, thotë se analiza që kanë bërë nuk është për COVID, megjithëse bashkëpunëtori i Fiks Fare i kërkoi analizë nëse e ka kaluar apo jo COVID-in.

Fiks Fare pyeti në Ministrinë e Shëndetësisë për laboratorët e akredituar për bërjen e tamponëve dhe analizave për COVID. Sipas saj, në faqen e internetit të ministrisë janë publikuar laboratorët e akredituar dhe certifikuar, ndërsa nga verifikimi rezultoi se ky laborator nuk është në këtë listë. Fiksi iu drejtua edhe me një kërkesë zyrtare ISHP-së, ku mori përgjigje se analiza e kryer nga ky laborator nuk është për COVID 19.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “I kam me emra”, Mjeku Osmënaj: 30 persona kanë ardhur me arkivol nga Rinasi, shkuan të kuroheshin por vdiqën e s’u raportuan
‘O nëne, o nëne’, Silva Bino ‘tronditet’ kur ndez televizorin: O zot çfarë guximi, të gjithë superspecialistë të kurbës që i bëjnë lëmsh të gjitha, më mirë shihni ndonjë film »
Article Logic
Execution time: 0.010767936706543
array(1) { ["section"]=> string(152) "ndodh-ne-malesine-e-madhe-laboratori-qe-thyen-cdo-rekord-nxjerr-per-15-minuta-pergjigjen-e-testit-te-covid-19-kushton-vetem-8-mije-leke-te-vjetra-229002" }