Një 35 vjeçar ende i paidentifikuar ka mundur të mashtrojë 4 agjensi funerale duke iu marrë atyre në total rreth 100 mijë lekë, ndërsa prej një jave është shpalllur në kërkim nga policia e shtetit.
Ai u telefononte agjensive funerale duke u kërkuar shërbime për transportin e familjarëve të vdekur dhe para se të blinte kustumin i vidhte paratë dhe zhdukej. Brenda një javë arriti të vidhte 100 mijë lekë.
Kallëzimi është depozituar nga një agjensi funerale në Shkodër, e cila ka qenë e para që ka rënë pre e këtij mashtrimi.
Ky person pasi u telefononte agjensive funerale, u kërkonte para për të blerë rrobat për të ndjerit që do të merrte në morgut e spitalit me justifikimin që do ua kthente sapo të mbërrinte në vendlindje.
Sa i merrte paratë ndalte mjetin e funeralit me pretendimin se do të blinte kustumin, dhe nga ai moment zhdukej.